Loading…

I heqin pacientit tumorin nga veshka: Në QKUK kryhet operacioni i rrallë

  • 28/01/2020 | 11:54

I heqin pacientit tumorin nga veshka: Në QKUK kryhet operacioni i rrallë

Në klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK’së), mjekët kanë kryer një operacion të rrallë, duke larguar nga veshkat e një pacienti një masë tumorale, transmeton Gazeta Metro.


Për këtë operacion të rrallë ka njoftuar QKUK, duke treguar se si kishin ndërhyrë mjekët në veshkën e këtij pacienti.

“Pas përgatitjes preoperatore,ekzaminimeve të nevojshme diagnostike, ekipi mjekësor i ka larguarpacientit veshkën ektopike (veshkë jashtë pozitës normale), së bashku me masën tumorale dhe ureterin e majtë (kanali që lidh veshkën me fshikën urinare)”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pacienti ka qenë i moshës 78 vjeçare, me inicialet H.T dhe më pas është liruar në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore.

Sëmundjet e tilla janë shumë të rrala dhe deri më tani janë evidentuar 13 raste ne literaturën botërore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë