Loading…
I ka 83 vjet dhe programon: ‘E kam bërë një lojë për pensionistët’
  • 25/03/2019 | 08:47

I ka 83 vjet dhe programon: ‘E kam bërë një lojë për pensionistët’

Japonezja Masako Wakamiya kompjuterin e parë e ka blerë para 60 vitesh dhe është futur në mesin e TI-istëve. Gjatë mësimit të programimit të vetmin problem e ka pasur, siç thotë, njohja e dobët e anglishtes, transmeton Gazeta Metro

Ishte e lehtë ta bëja aplikacionin, sepse nuk e kam askënd të kujdeset për mua, qoftë ky lajm i mirë apo i keq, ka thënë për CNN-in 83-vjreçarja Masako Wakamiya nga Japonia, njëra prej programueseve më të vjetra në botë.

Aplikacionin e saj të parë mobil Hinadan e ka bërë në vitin 2017. Fjala është për një lojë për përdorues më të vjetër, të cilët janë të përqednruar në kremtimin vjetor të Hinamatsurit apo Ditës së kukullave. Logotipi i aplikacionit është mu kukulla tradicionale japoneze.

Koha e tepër ia ka mundësuar që të fokusohet në programim, por edhe t’i kapërcejë pengesat gjuhësore.

“Njerëzit e gjeneratës sime kanë probleme me anglishten dhe vështirë e kam përvetësuar”, ka thënë ajo.

View this post on Instagram

#succesfulAging // …. 82-year-old Masako Wakamiya created an app inspired by her love for tech! . . . via @amypoehlersmartgirls . . . . #befriendanelder #inspiration #tech #creator #masakoWakamiya #ipod #ipad #technology #learneveryday

A post shared by Heights and Hills (@heightsandhills) on

Horizontet e saj janë zgjeruar pasi që para 60 vitesh ka blerë kompjuterin e parë. Ajo ka thënë është e pikëllueshme që njerëzit e gjeneratës së saj, të cilët janë të vemtuar, nuk i shohin përparësitë e kësja teknologjie. Ajo ka hapur një të ashtuquajturin salon për kompjuterë dhe ka filluar t’i mësojë njerëzit t’i përdorin.

View this post on Instagram

今日は、まーちゃんこと若宮正子さんの講演会に参加🎤懇親会もちゃっかり🍻♡ ・ 元気な人の話を聞くと元気が出ますね😳‼️ ・ 世界的にメディアにも取り上げられる83歳✨昭和10年生まれは偉人が多い。(大好きなじーちゃんと誕生日が3日違い😳💕) ・ まーちゃんは、とにかくパワフルでポジティブでイキイキとハツラツしていて、人気者でした😍 自然に人が集まるってこういう方を言うんですね♩ ・ 6枚目は東さん‼️お着物で日本文化を世に発信している、大変上品でとても素敵な方でした😍💕今年ピースボードで世界一周するそうです🥺🛳✨ ・ #まーちゃん #若宮正子さん #プログラマー #ひな壇アプリ #ted #apple #🍎 #エクセル #アーティスト #人生100年時代 #元気 #パワフル #artist #masakowakamiya #絵を描く約束 #日本 #japan @yopikichii_art

A post shared by yopikichii (@yopikichii) on

Me kohë ajo ka udhëtuar nëpër botë dhe e ka ndarë historinë e saj. Kështu, ajo ka four edhe në TEDxTokyo, Kombe të Bashkuara dhe në mbledhje takim me drejtorin ekzekutiv të Appleit.

Wakamiya thotë se teknologjia është vetëm një mjet i ri kreativiteti për të gjitha gjeneratata. Ka dëshirë t’i nxisë njerëzit të mendojnë me kreativitet e inovacion, ndërsa pensionistët në Japoni duan t’i kënaqen pleqërisë së tyre.

“Disa njerëz përpiqen t’i shmangen pleqërisë, por kjo është sikur të luftosh kundër perëndimit të diellit”, ka thënë Wakamiya.

Në fund thotë se edhe ajo më me dëshirë ‘do të ulej e të kënaqej në perëndimin e diellit’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë