Loading…

I keqësohet gjendja ish-kryeministrit Rexhepi

  • 23/04/2017 | 08:10

I keqësohet gjendja ish-kryeministrit Rexhepi

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të disa komplikimeve shëndetësore në organet vitale.


Ish-kryeministri kishte pësuar dy sulme në tru, për çka ishte operuar në QKUK. Ani pse mjekët njoftuan më pas për një normalizim të gjendjes, mbrëmë gjendja e Rexhepit u përkeqësua.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se ish-kryetari i Mitrovicës është duke u trajtuar në QKUK, ku po merr trajtim intenziv nga mjekët.

Ndryshe, Bajram Rexhepi viteve të fundit është tërhequr krejtësisht nga politika dhe i është përkushtuar profesionit të tij prej kirurgu.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë