Ombudspersoni i BE ka akuzuar Komisionin Europian për keqmenaxhim të premten pasi nuk u publikuan tekst mesazhet që kreu i Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka shkëmbyer me drejtorin e Pfizer Albert Bourla kur po mbyllnin ujdinë për vaksinën e Covid-19, transmeton Gazeta Metro.
Në një intervistë në prill të vitit të kaluar presidentja e KE Ursula von der Leyen kishte zbuluar se kishte shkëmbyer mesazhe me Bourla për rreth një muaj kur po negocionin kontratën e vaksinës. Por në kërkesën nga një gazetar për qasje publike në informacion Komisioni më vonë kishte deklaruar se nuk ishte mbajtur shënim i mesazheve të tilla.
“Mënyra e mbyllur e trajtimit të kësaj kërkesa për informim publik lë të kuptohet se asnjë përpjekje nuk ishte bërë për të zbuluar nëse mesazhe të tilla ekzistonin” ka thënë ombudspersoni Emily O’Reilly.
“Ombudspersoni ka vendosur se kjo përbën një keq administrim” thuhej në komunikatë, që i kërkonte KE të hulumtoj edhe njëherë për mesazhet relevante dhe të përgjigjen ndaj rekomandimit deri me 26 prill.
Një zëdhënës për Komisionin ka refuzuar të komentojë rreth çështjes por tha se do t’i përgjigjeshin ombudspersonit deri në afatin e caktuar.
Rekomandimet e ombudspersonit nuk janë obliguese, por zakonisht nxisin vëmendje të shtuar nga Parlamenti Europian.
Marrëveshja e negociuar përmes sms mesazheve dhe thirrjeve telefonike, sipas asaj që vet von der Leyen ka thënë vet në intervistën për The New York Times, ishte kontrata më e madhe e nënshkruar për vaksina për Covid-19, ku BE ishte zotuar të blejë 900 milionë të injeksioneve të Pfizer-BioNTech me mundësi të blerjes edhe të 900 milionë të tjera.
Kur marrëveshja u bë publike formalisht në maj, BE’ja kishte siguruar qindra milionë vaksina nga prodhues të tjerë, përshi 600 milionë doza nga Pfizer dhe BioNTech sipas dy kontratave paraprake me dy kompanitë.
Ligjvënësja liberale europiane Sophia In ‘t Veld, që vjen nga grupi i njejtë me partinë e presidentit francez Emannuel Macron ka thënë se “Komisioni Europian është bërë më pak transparent, më pak llogaridhënës ndaj Parlamentit Europian dhe thënë troç më i shkëputur nga demokracia europiane”./gazetametro.net