Loading…

Beogradi të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

  • 23/11/2016 | 11:41

Beogradi të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Në periudhën e pranimit në BE, Serbia duhet që të përshatatet me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, deklaroi komisioneri Evropian për Zgjerim, Johanes Hahn.

Ai, në një intervistë dhënë “Večernje novosti”, ka deklaruar se Serbia ka bërë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit të saj në BE, duke i hapur katër kapituj të rëndësishëm.

Ndër kapitujt më me rëndësi është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, si dhe forcimi i pushtetit ligjor, deklaroi Hahn.

Sipas tij, Komisioni Evropian ka përgatitur trenin për kapituj tjerë.

Por problemi që duhet zgjidhur mbetet luftimi i korrupsionit si dhe krimit të organizuar.

Ndërkaq, në pyetjen nëse njohja e Kosovës do të jetë çmimi i pranimit të Serbisë në BE, Hahn përgjigjet se bisedimet duhet të zhvillohen paralelisht, si në sferën e forcimit të ligjit, ashtu edhe normailizmi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Nuk ka asgjë të re në këtë drejtim. Eshtë treguar qartë se në bisedimet mes dy delegacioneve përmendet normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në mënyrë të gjithanshme”, deklaroi Hahn.

Ai përmendi marrëveshjen mbi telekomunikacionin, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Tash është me rëndësi të vazhdohet me ritëm më të shpejtë drejt fushave të tjera të bisedimeve, që do të përmirësonin jetën e qytetarëve atje, sidomos të asociacionit dhe të energjetikës”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë