Loading…
I kthyer ‘nga vdekja’: Zemra nuk i ka rrahur për dy orë, por ka mbijetuar
  • 15/03/2019 | 14:57

I kthyer ‘nga vdekja’: Zemra nuk i ka rrahur për dy orë, por ka mbijetuar

Një djalë pesëvjeçar nga Kina, i cili ka rrëshqitur dhe ka rënë në hurdhën e peshqve, ka mbijetuar ndonëse zmera i ka ndaluar për gati dy orë, transmeton Gazeta Metro.

Nga uji e ka nxjerrë një fqinj, i cili edhe ka thirrur për ndihmë dhe djali është dërguar në spital. Mjeku menjëherë ka konstatuar se ai nuk po merrte frymë, ndërsa infermieret kanë tentuar ta rianimojnë për 40 minuta. Kur duhej ta shpallnin vdekjen e djalit, nëna dhe gjyshi i tij i kanë lutur që ta vazhdojën reanimimin.

Dr. Wan Bo atëherë ka thënë se nuk ka zemër dhe ta shpallin të bdekur, por ato kanë vazhduar me reanimim për plotë 110 minuta dhe djali ka filluar të marrë frymë.

Wan Bo ka thënë se kjo është mrekulli dhe se në karrierën e tij kurrë nuk ka hasur në pacient i cili ka ardhur në vete pas aq kohe të gjatë qëkur i ka pushuar zemra.

Djali do të vazhdojë të marrë oksigjen, sepse dyshojnë se gati dy orë të kaluara pa rrahje të zemrës mund të ketë shkaktuar dëmtime në trurin e tij, shkruan Tha Sun./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë