Loading…

I lënduari nga aksidenti në Gjilan, në gjendje të rëndë

  • 09/03/2019 | 09:00

I lënduari nga aksidenti në Gjilan, në gjendje të rëndë

Pas aksidentit të së enjtes në Gjilan një person vazhdon të jetë në rrezik për jetë. Kamioni që shkaktoi aksidentin në qendër të këtij qyteti la të vdekur një person dhe lëndoi 27 të tjerë, tre që ishin në gjendje më të rëndë u dërguan në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.


Por Zyra për Informim e QKUK-së ka thënë për “Zërin” se njëri nga tre personat që po trajtohen në QKUK është në gjendje të rëndë edhe pas operacionit që pati për disa orë i njëjti po vazhdon të trajtohet në Repartin Intensiv, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Tre personat e transferuar nga Spitalit i Gjilanit fillimisht kanë marrë tretmanin në Klinikën Emergjente. Njëri është transferuar në Kirurgjinë Torakale dhe është jashtë rrezikut për jetë, njëri në Neurokirurgji, po ashtu edhe ai është jashtë rrezikut për jetë dhe tjetri pas operacionit disaorësh nga neurokirurgët është transferuar në Mjekimin Intensiv Qendror, gjendja është e rëndë, stafi mjekësor po ofron kujdes maksimal”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të QKUK-së.

Edhe në Spitalin e Gjilanit po vazhdojnë të trajtohen personat e lënduar nga aksidenti. Në një përgjigje për “Zërin” kryeshefi i Departamentit të Emergjencës në Gjilan, Ukshin Ismajli, ka thënë se katër nga të lënduarit dje janë liruar nga Spitali dhe 7 të tjerët po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë