Loading…

I lidhin dy militantët e VV’së në Tiranë: Erdhëm ta rrëzojmë Ramën e vëmë qeveri pro-Kurtit

  • 16/10/2026 | 18:39

I lidhin dy militantët e VV’së në Tiranë: Erdhëm ta rrëzojmë Ramën e vëmë qeveri pro-Kurtit

Dy shtetas nga Kosova, me inicialet D.B. dhe E.S., janë arrestuar nga Policia e Shqipërisë nën dyshimin për përfshirje në protestën e dhunshme në Tiranë.


Dy të arrestuarit janë militant të kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ata kanë deklaruar në polici se kishin ardhur nga Prishtina për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës dhe për të vendosur një qeveri që mbështet politikat e Vetëvendosjes.

Ata akuzohen për disa vepra penale, përfshirë goditjen për shkak të detyrës, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, shkatërrimin e pronës dhe kundërshtimin e punonjësve të rendit publik.

Dy të arrestuarit, mbeshtetës të Vetëvendosjes, kanë pretenduar se po protestonin në mënyrë paqësore, ndërsa arsyen e mbulimit të fytyrës e kanë lidhur me të ftohtin, raporton Prapaskena.com

Ndërkohë, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shqipërisë, Dhimitraq Ziu, ka deklaruar se deri të premten në Tiranë janë arrestuar 127 persona, ndërsa 244 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë