Loading…
I mbijetuari i fundit: Historia e njeriut më të vetmuar në botë
  • 18/05/2019 | 15:00

I mbijetuari i fundit: Historia e njeriut më të vetmuar në botë

Një burrë në të ’50-at i cili tash e 22 vite jeton vetëm në Amazonë të Brazilit, pasi që të gjithë anëtarët e fisit të tij janë vrarë. Ai është filmuar nga distanca, kurse videot i janë dorëzuar agjencisë shtetërore për hulumtimin e popujve të lashtë Funai, trasnmeton Gazeta Metro.


Në video shihet një burrë muskuloz i cili me sëpatë prenë drutë, e pamjet kanë bërë xhiron e botës kurse historia e tij fsheh diçka më të frikshme.

Që nga viti 1996, Funai e vëzhgon nga distanca këtë burrë, me qëllimin e vetëm që t’ia dëshmojnë botës se është ende gjallë dhe t’ua bëjnë me dije të gjithë vizitorëve, që të mos futen në këtë zonë nëpër të cilën ai jeton dhe vepron – bëhet fjalë për Rondonia në veriperëndim të Brazilit.

Kjo zonë me rreth katërmijë hektarë është e rrethuar me ferma private, kurse arsyeja pse ndalohen turistët ta vizitojnë këtë vend është frika se ky burrë mund të zhduket pa gjurmë.

“Ata janë të detyruar që t’ia dokumentojnë opinionit se ky burrë ekziston dhe se është gjallë”, ka deklaruar Fiona Votson, drejtoreshë në departamentin e hulumtimeve në “Survival International”, organizatë jofitimprurëse që merret me studimin e popujve të lashtë.

Besohet se ai është i mbijetuari i vetëm i sulmit që kishte ndodhur në vitin 1995, ku fermerët kishin kryer vrasjet makabre.

Fisi tij kurrë nuk kishte pasur kurrfarë emri, dhe gjithashtu nuk dihet se çfarë gjuhe kishin përdorur anëtarët e fisit për të komunikuar mes vete.

E mediat në Brazil për vite e kanë quajtur “indiani nga gropa”, pasi kudo që lëvizte pas vetes linte gropa të mëdha të cilat i hapte për t’u fshehur dhe i shfrytëzonte edhe si kurthe për kapjen e kafshëve të ndryshme.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë;
/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë