Loading…

I mungojnë shoferët, shteti evropian pritet t’i zbusë rregullat për viza

  • 25/09/2021 | 10:06

I mungojnë shoferët, shteti evropian pritet t’i zbusë rregullat për viza

Përderisa para pompave të derivateve filluan të formohen kolona në mëngjesin e së shtunës, zyra e kryeministrit britanik, Boris Johnson, tha se po e shqyrton marrjen e masave të përkohshme për ta adresuar mungesën e vozitësve të automjeteve të rënda të transportit.

Gazetat britanike raportuan se qeveria do ta lejojë hyrjen e deri 5.000 vozitësve të huaj në vend me viza me afat të shkurtër, masë që kompanitë e logjistikës dhe ato të shitjes me pakicë e kanë kërkuar që disa muaj, por që më parë është përjashtuar nga qeveria.

Shoqata e Transportit Rrugor të Mallrave në Britani të Madhe thotë se ky shtet ka nevojë për 100.000 vozitës shtesë, nëse dëshiron t’i plotësojë kërkesat. Mungesa e kësaj fuqie punëtore është shkaktuar pjesërisht nga Brexit-i, pandemia e koronavirusit dhe humbja e gati një viti të trajnimeve dhe testimeve për vozitës kamionësh, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Jemi duke shqyrtuar masa të përkohshme për t’i shmangur problemet e menjëhershme, por çfarëdo mase që marrim do të jetë e kufizuar shumë prerazi në kohë”, tha përmes një deklarate një zëdhënës i qeverisë britanike.

Ministrat britanikë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë blerje masive nga paniku dhe kompanitë e derivateve kanë thënë se nuk ka mungesë të furnizimeve, por thjesht probleme me dërgimin e karburanteve në pompa.

Sidoqoftë, kolona të gjata me vetura filluan të krijohen para pompave, pasi kompania “British Petroleum” tha se është detyruar t’i mbyllë disa pika shkaku i mungesës së vozitësve të cisternave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë