Deputeti i PDIU Aqif Rakipi përplasi ditën e djeshme me makinën e tij tip “Benz” ngjyrë të zi me targa AA002 CY në aksin Tiranë- Durrës një 54-vjeçar.
Tregtari nga Kashari i quajtur Seit Sorra u masakrua nga përplasja dhe këmbët e tij u ndanë nga trupi në mes të autostradës. Rakipi është liruar me urdhër të Prokurorisë dhe pritet të hetohet në gjendje të lirë.
Ndonëse u largua nga vendngjarja, deputeti u vetëdorëzua në polici. Familja e tij e ka mësuar lajmin nga mediat dhe ata thonë se vetëm pasi kanë marrë trupin nga morgu u është kërkuar një version mbi ngjarjen. Disa të afërm të viktimës kanë qenë prezentë në vendngjarje. Po presim çfarë do të vendosë Policia e Prokuroria. Pastaj do të flasim.
Por është pa logjikë që të lihet i lirë një njeri që i mori jetën një tjetri. Ai vrau një njeri, nuk ishte kafshë vëllai im. Pse është deputet, dënimin duhet ta marrë si gjithë njerëzit e tjerë”, -ka thënë vëllai i viktimës.