Ndezja e një boce plini në shtëpinë e një fëmije, ka rezultuar fatale për jetën e tij.
Viktima në fillim kishte marrë lëndime të rënda trupore, për të cilat ishte dërguar për tretman mjekësor në Gjilan, e më pas edhe në QKUK në Prishtinë, ku më pas edhe ka vdekur.
Siç njofton Policia, rasti nuk ishte raportuar me kohë në Polici, dhe vetëm kur viktima ka vdekur e ka marrë vesh edhe Policia, e cila më pas ka njoftuar Njësitet përkatese policore dhe prokurorin e rastit.
‘Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar-fëmijë më datën e cekur si pasojë e ndezjes së një boce plini në shtëpinë e tij ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit e më pas në QKUK-Prishtinë. Më 18.03.2017 si pasojë e lëndimeve të marra në rast viktima ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Rasti i ndodhur, nuk është raportuar në polici as nga familjarët e as nga Spitali deri më sot, kur viktima ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin janë njoftuar Njësitet përkatëse policore dhe prokurori’, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndryshe, nuk janë të rralla rastet kur për shkak të pakujdesisë me boca të plinit ndodhin incidente të tilla./gazetametro.net