Loading…

I nominuari i Trump për ambasador në Berlin: Ish-koloneli që e kishte fituar Medalen e Kosovës

  • 02/08/2020 | 10:50

I nominuari i Trump për ambasador në Berlin: Ish-koloneli që e kishte fituar Medalen e Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar për ambasador në Gjermani, kolonelin e pensionuar, Douglas Macgregor.


Macgregor që pritet të zëvendësojë Richard Grenellin në kryeqytetin gjerman, ka qenë i kyçur drejtpërdrejtë në fushatën e bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë dhe bashkëpunëtor tepër i ngushtë i gjeneralit Wesley Clarck.

Macgregor konsiderohet si një ekspert i çështjeve që ndërlidhen me sigurinë dhe strategjinë.

Përzgjedhja e Trump për Ambasador në Gjermani duhet të konfirmohet nga Senati, ku Partia Republikane e Trump ka shumicën.

Macgregor është nderuar edhe me “Kosovo Campaign Medal”, një çmim ushtarak i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  të cilin kishte vendosur ta ndante presidenti Bill Klinton më 3 maj të vitit 2000.

Medalja përfshinë shërbimin ushtarak të kryer në Kosovë që nga 24 marsi i vitit 1999 deri më 31 dhjetor të vitit 2013.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë