Loading…

“I padisiplinuar”: Bartomeu e kritikon ashpër mesfushorin e Barcelonës

  • 02/08/2020 | 09:15

“I padisiplinuar”: Bartomeu e kritikon ashpër mesfushorin e Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka kritikuar ashpër mesfushorin brazilian Arthur Melo, duke e quajtur atë të padisiplinuar për shkak se refuzoi të kthehej nga Brazili për t’iu bashkuar shokëve të skuadrës në përgatitjet e tyre për Ligën e Kampionëve.


Arthur – i cili është shitur në Juventus në një marrëveshje shkëmbimi për Miralem Pjanicin që do të vijë në drejtimin e kundërt – e njoftoi Barçën se nuk do të kthehet nga Brazili për t’i ndihmuar në Ligën e Kampionëve që rinis këtë muaj, pavarësisht se detyrohet me kontrat.

Barcelona pritet ta gjobisë atë ashpër dhe presidenti i klubit thotë se vendimi i brazilianit është i papranueshëm dhe akti jodisiplinor.

“Është e papranueshme, është një akt jodisiplinor sepse ai nuk e ka asnjë arsye ta justifikojë moskthimin tek bashkëlojtarët tani që ne do të luajmë në Ligën e Kampionëve”, tha Bartomeu për Sport.

“Do të ketë sanksione dhe gjobë”, nënvizoi ai.

“Ai nuk e dha asnjë arsye, vetëm tha se ishte vendimi i tij dhe se është në Brazil dhe nuk do të kthehet”, shtoi ai.

Arthur i bashkohet Juventusit pasi të përfundojë sezoni edhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa Pjanic do të kalojë në Barcelonë në të njëjtën kohë.

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë