Loading…

I refuzohet pensioni i invalidit të luftës, qytetari paditë Ministrinë e Punës dhe kërkon ekspertizë mjekësorë

  • 09/11/2021 | 17:58

I refuzohet pensioni i invalidit të luftës, qytetari paditë Ministrinë e Punës dhe kërkon ekspertizë mjekësorë

Është caktuar ekspertizë mjekësore në rastin ku paditësi G.Sh, ka paditur Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), lidhur me vendimin e lëshuar nga e njëjta, me të cilin i është refuzuar njohja në pension të skemës invalid i luftës.

Në seancën e së martës, paditësi deklaroi se mbetet në tërësi prapa padisë dhe kërkoi nga gjykata që të përpilohet një ekspertizë mjekësore nga QKUK, ashtu që të dëshmohet se ka pasur lëndime të luftës me shkallë të invaliditetit më shumë se 20%, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj, gjykatësja Luljeta Maxhuni mori aktvendim me të cilin e aprovoi propozimin e palës.

Sipas padisë së ushtruar më 10 qershor 2019, paditësi G.Sh po kërkon anulimin e vendimit të MPMS-së, me arsyetimin se nuk janë aplikuar fare apo nuk janë aplikuar drejt dispozitat ligjore.

Në padi thuhet se në procedurën që i ka paraprirë aktit, nuk është vepruar sipas rregullave të procedurës, nuk është vërtetuar drejtë gjendja faktike dhe se nga faktet e vërtetuara është nxjerrë një konkluzion jo i drejtë në pikëpamje të gjendjes faktike.

Paditësi konsideron se komisioni nuk e ka trajtuar në mënyrë adekuate kërkesën e tij dhe nuk e ka arsyetuar fare refuzimin e kërkesës.

Ndryshe, në vendimin e MPMS-së thuhet vetëm se ankesa e paditësit është refuzuar si e pabazuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë