Një person është lënduar si pasojë e një përleshje me armë, në një lokal në Mitrovicë.Â
I plagosuri është dërguar në QKUK, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti  ka thënë se policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar një armë zjarri, ndërsa nuk ka bërë të ditur detaje tjera.
Siç raportoi gazetametro.net, ai është Ermal Kamberi, menaxher i lokalit ‘Check In’ në Mitrovicë.
‘Ai është E.K. 23 vjeçar dhe është dërguar në QKUK për trajtim shëndetësor, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rendë. Të njëjtat burime njoftojnë se ai është qëlluar 10 herë’, njofton zëdhënësi i policisë./gazetametro.net