Loading…

I riu rus i mobilizuar e vret komandantin ushtarak në qendrën e rekrutimit

  • 26/09/2022 | 16:04

I riu rus i mobilizuar e vret komandantin ushtarak në qendrën e rekrutimit

Sipas xhirimeve në rrjete sociale dhe raporteve në mediave në Irkusk të Rusisë një 25 vjeçar i mobilizuar ka vrarë komandantin rajonal ushtarak pasi u rekrutua në mobilizimin e pjesshëm, transmeton Gazeta Metro.


Një incident është raportuar në Siberi ku një i rekrutuar ka hyrë me armë zjarri dhe ka vrarë komandantin lokal duke bërtitur se s’do të shkojë në luftë.

I dyshuari 25 vjeç së bashku me shokun e tij ishin rekrutuar megjithëse nuk ishin rezervistë të ushtrisë ruse siç ishte pretenduar nga qeveria ruse.

Mobilizimi i pjesshëm i shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin me 21 shtator ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Rusi. Protesta mbarëkombëtare janë parë në Rusi të cilat u shuan me ashpërsi nga policia ruse. 840 persona janë arrestuar në Rusi në protestat kundër mobilizimit të pjesshëm. Protesta janë mbajtur në 35 qytete, teksa kritikët kanë dyshime për mënyrën se si po zhvillohet mobilizimi për luftën në Ukrainë. Deri më 26 shtator, të paktën 842 persona janë arrestua, gjysma e tyre në kryeqytetin rus, Moskë, tha organizata OVD-Info.

Presidenti rus Putin, më 24 shtator ka nënshkruar amendamentet që ashpërsojnë dënimin për dezertorët dhe ata që refuzojnë të luftojnë. Dënimi parashihet deri në 10 vjet burgim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë