Loading…

I riu tenton të vetëvritet në një diskotekë në Gjilan, intervenon Policia

  • 15/08/2022 | 11:44

I riu tenton të vetëvritet në një diskotekë në Gjilan, intervenon Policia

Një rast i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së shtunës në Gjilan, ku një person i ka shkaktuar lëndime vetes së tij.


Sinjali mëson se rreth orës 03:15 njësitet policore kanë shkuar në diskotekën ‘Stop’ pasi kanë marrë informacione se është duke ndodhur një rrahje, raporton Gazeta Sinjali.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, Policia ka hasur në një person i cili ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore me ç’rast është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se pas zhvillimeve hetimore është zbuluar se 27-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi e ka goditur veten në xhamat e dyerve dhe nuk është i përfshirë në konflikt me ndonjë person.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë