Loading…

I rrëzuan të gjitha: Rusia sulmon Kievin me raketa përsëri

  • 29/05/2023 | 23:16

I rrëzuan të gjitha: Rusia sulmon Kievin me raketa përsëri

Eksplodime të shumta kanë trazuar Kievin gjatë ditës së hënë pas sulmeve  me raketa dhe dron nga Rusia, transmeton Gazeta Metro.


Forcat ruse kanë sulmuar Kievin rreth orës 11:30 te ditës me 11 raketa balistike sipas shefit të stafit të Presidentit Valerii Zaluzhnyi. Sipas tij të gjitha raketat janë rrëzuar.

Teprica nga raketat e rrëzuara kanë rënë në qendrën e Kievit dhe në zonën veriore gjatë ditës duke rënë në një rrugë të qarkullueshme dhe gjithashtu në një ndërtesë rezidenciale e cila pastaj u përfshi nga flaket ku së paku një person ka mbetur i lënduar ka thënë administratori ushtarak i Kievit, raporton The Associated Press.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe zonja e parë Olena Zelenska kanë postuar në Telegram duke treguar se fëmijët në rrugët e kryeqytetit ukrainas janë ndegjuar duke bërtitur dhe vrapuar në panik si pasojë e sulmit me raketa. Duke e komentuar sulmin ata thanë se kështu duke një ditë e zakonshme në Ukrainë.

Rusia në këtë sulm ka përdorur raketat e tipit Iskander sipas zyrtarëve ukrainas.

Ata shtuan se sulmi ka ardhur nga ndonjë nga pozicionet veriore të Rusisë. Kievi ndodhet rreth 380 kilometra larg Rusisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë