Loading…

I rritet dënimi Karaxhiqit: Nga burg me 40 vjet në burgim të përjetshëm

  • 20/03/2019 | 15:20

I rritet dënimi Karaxhiqit: Nga burg me 40 vjet në burgim të përjetshëm

Shpallet verdikti final për ish liderin politik të serbeve të Bosnjës, Radavan Karaxhiq, transmeton Gazeta Metro.


Shkalla e dytë e Tribunalit të Hagës e ka dënuar me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiqin.

Karaxhiq është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Në shpallje të verdiktit, gjykatësi tha se të gjitha pikat e akuzës së shkallës së parë janë konfirmuar përveç disa incidenteve në aktakuzë në më shumë se 20 komuna gjatë luftës në Bosnjë.

Karaxhiç është akuzuar nga gjykata në vitin 1995, por u kap vetëm 13 vjet më vonë në Beograd, ku ai jetonte i maskuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë