Një person ka ndrruar jetë dje në mënyrë aksidentale pasi që gjersa ishte duke punuar në mal është rrokullisur më traktor.
“ Në Dardanë , një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti gjersa ishte duke punuar në mal është rrokullisur me traktor ”, thuhet në raportin 24 orësh nga Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në njoftim thuhet në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti policorë, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi mjeksor, të cilët konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.