Loading…

I shkroi letër me përmbajtje ngacmuese dhe ia la në veturën e burrit të saj, arrestohet

  • 08/06/2021 | 10:54

I shkroi letër me përmbajtje ngacmuese dhe ia la në veturën e burrit të saj, arrestohet

Një person i ka shkruar letër ngacmuese dhe ofenduese një gruaje, por që letrën e kishte lënë në veturën e burrit të saj, shkruan Gazeta Metro.


Burri në fjalë është arrestuar, ndërsa rasti kishte ndodhur me datën 30 maj në Fushë Kosovë.

Ai i kishte shkruar letër ofenduese dhe ngacmuese një gruaje, ndërsa letrën e kishte vendosur në veturën e burrit të saj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Njoftimi i policisë:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë-cekur, bashkëshortit të  viktimës femër kosovare në parafangon e veturës i kishte lënë një letër me përmbajtje  ofenduese dhe ngacmuese ndaj viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë