Loading…

I shpalli tradhtarët e kombit Ramabaja, gjithë ata që e nënshkruan në vitin 2013 Asociacionin

  • 31/01/2023 | 21:40

I shpalli tradhtarët e kombit Ramabaja, gjithë ata që e nënshkruan në vitin 2013 Asociacionin

Anëtari i Vetëvendosjes (VV) dhe profesori Sadri Ramabaja, ka thënë se të gjithë ata që e kanë nënshkruar Asociacionin duhet të dërgohen në burg, se është tradhti kombëtare, shkruan Gazeta Metro.


Ramabaj në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se ata që e kanë nënshkruar në vitin 2013 marrëveshjen për Asociacionin, do të duhej të futen në burg për tradhti.

“Në vitin 2013 dorën zemër po të kisha unë pushtet, i kisha qu në burg ata që kanë nënshkruar marrëveshjen e 2013, kanë bërë vepër penale, është tradhti kombëtare. Edhe do të duhej Prokurori të hap procedurë penale”, ka thënë Ramabaja.

Ndaj tij kanë reaguar panelistët tjerë, duke thënë se pasi i kanë numrat në Kuvend le ta anulojnë.

Valon Syla dhe Ilir Mirena që ishin ulur përballë Ramabajës, e sfiduan atë për hipokrizi, duke thënë që nëse ‘Zajednica’ është e keqe, atëherë anulojeni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë