Deputeti i sapobetuar i PDK-së, Artan Behrami, reagoi ashpër pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, transmeton Gazeta Metro.
Seanca u ndërpre pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk paraqiti kandidat për kryetar të Kuvendit, ndërsa Kurti kërkoi kohë shtesë për të zhvilluar bisedime politike lidhur me çështjen e presidentit.
Behrami e ka kundërshtuar këtë zhvillim përmes një reagimi në Facebook, duke akuzuar Kurtin për mënyrën e drejtimit të situatës politike.
“I udhëhequr nga doktrina serbe, i kapluar nga frika e humbësit, Albin Kurti, Kosovën e ka shndërruar në “Banana Republic”!”, shkroi Behrami.
Ai paralajmëroi gjithashtu se pakënaqësia qytetare mund të çojë në protesta.
“Durimi po soset. Protestat do të bëhen veprime të pashmangshme me këtë okupues të institucioneve”, deklaroi deputeti i PDK-së./gazetametro.net