Loading…

‘I vdekuri’ viziton Kuvendin e Kosovës, kërkon drejtësi nga deputetët

  • 22/03/2017 | 22:59

‘I vdekuri’ viziton Kuvendin e Kosovës, kërkon drejtësi nga deputetët

“Sot dola foto me një të ‘vdekur’”, nisë përshkrimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës Mytaher Haskuka.


Ai në fakt nuk është se është fotografuar me një kufomë por me një qytetar të Kosovës që një gjykatë në vend e ka shpallur të vdekur.

“Qytetari Rrahim Bajrami ishte në kontest pronësor me vite të tana dhe në momentin që vërteton që prona ishte e tij dhe gjykata vendos që ti kthehet prona, një gjykatës tjetër atë e shpall të vdekur. Po, po e shpall të vdekur në mënyrë që ti bllokohet e drejta e tij pronësore”, ka shkruar Haskuka, përcjell Insajderi.

Ai ka treguar sesi qytetari Rrahim Bajrami ka qenë gjatë ditës në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione ku me një dokumentacion voluminoz na e paraqiti rastin e tij.

“Tregimi I z.Rrahim Bajrami do të ishte një skenar për një film komedi për Oskar po të mos demonstronte realitetin tragjik në të cilin jetojmë”, ka shkruar deputeti i opozitës.

“Po, po edhe kjo ndodh në Kosovë, sot dola foto me një të vdekur, më saktë një person të shpallur të vdekur nga një gjykatës i Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Haskuka ka vazhduar të tregoj rrëfimin e qytetarit, i cili më se një dekadë “i shkelej e drejta për pronë me një vendim nga gjykata ai shpallet edhe i vdekur në vitin 2010”.

“Tani plot 7 vite ai mundohet të vërtetoj që është i gjallë dhe ka ngritur padi ndaj gjykatësit, por plot 7 vite seanca kundër gjykatësit nuk mbahet… kjo është gjendja e drejtësisë në Kosovë…Marre për gjykatat, marre për Qeverinë por marre edhe për neve që durojmë këtë gjendje”, ka shkruar deputeti, i cili përshkrimin në fotografinë me qytetarin e ka përfunduar me një shënim shtesë.

“Buzëqeshja janë me z.Rrahim në foto nga zemra e plastë”, ka përfunduar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë