Loading…

I vie rendi edhe këshilltarit të Glaukut: Pyet se çka na duhet gazi amerikan

  • 01/11/2021 | 13:07

I vie rendi edhe këshilltarit të Glaukut: Pyet se çka na duhet gazi amerikan

Këshilltari i Glauk Konjufcës, Driton Tali, ka ngitur disa pyetje lidhur me Gazin Amerikan, të cilin Qeveria e Kosovës me gjasë do të mbetet vendi i vetëm në rajon që po e refuzon, shkruan Gazeta Metro.


Projekti i madh amerikan parashihnte investime milionëshe në vend, megjithatë Qeveria e Kosovës po e refuzon.

Statusi i plotë:

”Një pyetje miq: A është më në interes tonin që KEK’ut t’ia fusim filtrat për ta desulfatizuar, ashtu që KEK’u të ketë “zero ndotje” (siç është bie fjala termocentrali në Bobov Dol të Bullgarisë), çmimin e të cilit program e dijmë, apo të futemi në programin e të ashtuquajturit “Gazit Ameriakan”, çmimin e të cilit nuk e dijmë?! PS: e keni parasysh se thëngjillin e kemi tonin me sasi të madhe dhe e kemi infrastrukturën për ta shfrytëzuar (pra duhen veç filtrat) gjersa gaz nuk kemi dhe nuk e kemi as infrastrukurën e saj për ta shfrytëzuar.”

Kujtojmë se Metro pati raportuar për refuzimin e gazit nga Qeveria Kurti e që u mohua vazhdimisht, deri kur u pranua publikisht nga ministrja e Ekonomisë, duke u arsyetuar me faktin se infrastruktura do kishte çmime tejet të larta dhe duheshin konsultime shtesë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë