Loading…

I vihet zjarri shtëpisë në ndërtim të një Serbi në Istog

  • 03/04/2017 | 15:45

I vihet zjarri shtëpisë në ndërtim të një Serbi në Istog

Një shtëpie që po ndërtohej për një familje serbe në fshatin Dragolevc të Istog i është vënë zjarri nga persona të panjohur.


Policia Rajonale e Pejës njoftoi se sot rreth orës 08:10 të mëngjesit është njoftuar nga N.I, pronar i një kompanie që po kryente punimet në ndërtimin e një shtëpie, se persona të panjohur gjatë natës ia kishin vënë zjarrin shtëpisë e cila ende ishte e pakryer.

Zjarri ishte vënë në hyrje të shtëpisë ndërsa sipas raportimit të policisë janë djegur edhe disa pjesë të materialit ndërtimor.

Njoftimi për media bën të ditur së shtëpia ishte në ndërtim e sipër për një pjesëtar të komunitetit serb i cili ende nuk e kishte marrë atë në shfrytëzim.

Sipas vlerësimeve në teren, në komunikatën për media thuhet së dëmi i shkaktuar nga zjarri është i vogël. Policia thotë se dëmi material i është shkaktuar kompanisë që po bënte ndërtimin e shtëpisë përmes organizatës IOM.

Policia e Kosovës njofton se njësitet e saj relevante menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime.

Edhe prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka vlerësuar së deri në dorëzimin e shtëpive te pronarët e saj viktimë e rastit është kompania e ndërtimit, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Pejës.

Në një deklaratë të lëshuar sot, Ministria për kthime dhe Komunitete tha se zjarri ka djegur dyert dhe materialin ndërtimor me të cilin sot është menduar të fillohet ndërtimi i shtëpive të Ranka Miljkovicit dhe familjes së Blagoje Zuvicit.

“Dy incidente vetëm për një ditë dhe protestë kundër të kthyerve e cila ishte organizuar para disa ditësh në Lubozhdë të Istogut japin të mendojmë se dikush seriozisht është kundër procesit të kthimit edhe pse kthimi nuk është në nivelin në cilin duhet të ishte”, tha ministria në një reagim.

“Me të vërtetë jemi të brengosur për secilin të kthyer, por edhe përkundër të gjitha sulmeve dhe protestave të dedikuara kundër kthimit të të zhvendosurve, ne nuk do të dorëzohemi dhe do të jemi së bashku me ta këmbëngulës në qëllimin përfundimtar”, tha Ministria për Kthime dhe Komunitete.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë