Loading…

I vjen keq për viktimat e pafajshme të bombardimeve

  • 23/11/2016 | 17:51

I vjen keq për viktimat e pafajshme të bombardimeve

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të mërkurën në Bruksel se ndjen keqardhje për viktimat  e pafajshme që pësuan gjatë bombardimeve të NATO-s gjatë luftës në Kosovë më 1999. Këto deklarata Stoltenberg i bëri pas takimit që mbajti me kryeministrin serb Aleksandar Vuqiq, shkruajnë mediat serbe.

“Unë besoj fuqishëm në potencialin bashkëpunues mes NATO-s dhe Serbisë. Ne e kujtojmë të kaluarën, por shikojmë drejt së ardhmes. Siç thashë edhe gjatë vizitës sime në Beograd, qëllimi i bombardimeve nga NATO më 1999 ishte mbrojtja e civilëve dhe kështu edhe vepruam. Humbja e jetëve të pafajshme ishte tragjedi dhe mua më vjen shumë keq”, tha shefi i aleancës veriatllantike.

Ai shtoi se Serbia është ‘zemra e Ballkanit, e Ballkani është zemra e Evropës’. “Jemi të impresionuar me reformat dhe rritjen ekonomike në Serbi. Gjithashtu, i vlerësojmë shumë përpjekjet e Serbisë që ta çojnë përpara dialogun me Prishtinën”.

Jens Stoltenberg është shef i organizatës më të madhe ushtarake në botë që prej tetorit të vitit 2014, kurse shërbeu si kryeministër i Norvegjisë në dy mandate./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë