Loading…

I vodhi identitetin, hiqej si Pirlo dhe mashtroi të gjithë: Arrestohet italiani

  • 18/06/2019 | 21:29

I vodhi identitetin, hiqej si Pirlo dhe mashtroi të gjithë: Arrestohet italiani

Për më shumë se dy vite, ai shfrytëzoi emrin, famën dhe “ngjashmërinë” me Andrea Pirlon, për t’i mashtruar tregtarët, për t’iu kërkuar favore atyre dhe blerë rroba, pa i paguar ato.


Megjithatë, tani mashtrimi ka mbaruar. Alessandro Palazzolo, 48 vjeç, një ish-argjendar nga Valenza, me disa procedura të tjera ligjore ndaj tij, është zbuluar nga policia e Torinos dhe është paditur për mashtrim dhe marrje identiteti.

Hetimet filluan pas një padie të ngritur nga ish-mesfushori i Juventusit dhe Milanit, i detyruar, sepse në mënyrë të përsëritur duhej të justifikohej për borxhet, që kurrë nuk lidheshin me të. Hetuesit kanë zbuluar se “Pirlo fals” kishte mashtruar disa dyqane rrobash të shtrenjta në Torino, Brescia dhe Napoli, së pari duke kërkuar zbritje dhe favore të tjera për mallrat që porosiste, por nuk i paguante më vonë, transmeton Telesport.

Bashkëpunëtorja e tij (edhe ajo e denoncuar) i jepte një dorë, duke u hequr si mikeshë e ish-futbollistit të famshëm. Ajo shkonte dhe i tërhiqte artikujt e ndryshëm.

Për Andrea Pirlo e vërtetë, të rrethuar nga dyqanet e mashtruara, që kërkonin pagesën e mallrave, situata ishte kthyer në një makth të madh. Palazzolo, gjithashtu, u përpoq të kryente ekzaminime mjekësore favorizuese, duke kontaktuar mjekun e ish-futbollistit.

Për më tepër, në një mbrëmje gala, ai u prezantua si vëlla i Pirlos, për të pasur disa përfitime. Policia e ka gjurmuar atë në sajë të telefonit dhe dëshmive të tregtarëve.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë