Emri i Talat Xhaferit, së bashku me të dhënat e tij biografike, pas futjes në zyrën e kryeparlamentarit të Maqdonisë, tani është edhe në faqen e internetit të Kuvendit, ku prezantohet si president i legjislativit.
Xhaferi sot mori çelësat e zyrës së kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, ku pati një takim edhe me ambasadorin e BE’së në Shkup, Samuel Zbogar, shkruan gazetametro.net.
Aty tani është edhe emaili, ku qytetarët mund të dërgojnë pyetje: [email protected].
Gjithashtu edhe zyra për informim e Kuvendit, është vënë në shërbim të kryetarit të ri, duke u dërguar njoftim mediave, pas takimit që kryetari Xhaferi ka pasur me përfaqësuesin e BE’së.
“Në takim, ambasadori Zhbogar edhe një herë uroi zgjedhjen e Talat Xhaferit, duke vënë në dukje se Parlamenti dhe Republika e Maqedonisë të vazhdojë me procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike”, u tha ndër të tjera në komunikatën për shtyp të lëshuar nga zyra e kryetarit të parë shqiptar të parlamentit të Maqedonisë.
Ndërsa, Xhaferi ka thënë se do të punojë në forcimi e proceseve demokratike dhe realizimin e plotë të parimeve të demokracisë parlamentare. /gazetametro.net