Loading…
Ia rrahin të birin, babai shkon në shkollë me AK-47
  • 14/03/2019 | 14:39

Ia rrahin të birin, babai shkon në shkollë me AK-47

Policia arrestoi një person në Floridë pasi që ai solli me vete në shkollën e të birit një armë AK-47 dhe i kërcënoi mësuesit transmeton Gazeta Metro.


Christopher Freeman ,27 vjeçar u arrest në shkollën e mesme në West Palm Beach, Floridë rreth orës 4. Ai kishte shkuar në shkollë me një armë pasi që kishte pranuar një telefonatë nga i biri i tij i cili kishte qarë në telefon.

Freeman u tha punëtorëve të shkollës se të gjith do të vdisnin nëse nuk do ta lejonin të fliste me të birin. Shkolla u mbyll pas këtij incidenti.

Babai i djalit të rrahur nga mësuesi ka deklaruar veten jofajtor dhe ka thënë se armën e mban gjithmonë me vete dhe se kishte harruar që e kishte me vete./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë