Loading…

Ia la 45 milion franga borxh: Ky është burri i Edith Piaf, 20 vite më i ri dhe me një profesion të zakonshëm

  • 20/01/2022 | 14:30

Ia la 45 milion franga borxh: Ky është burri i Edith Piaf, 20 vite më i ri dhe me një profesion të zakonshëm

Ajo vdiq në gjumë me 10 tetor të vitit 1963 dhe pas vdekjes së saj, bashkëshorti i saj Theo mbeti me borxhin e këngëtares që kapte shumën prej 45 milionë frangash, transmeton Gazeta Metro.


Kështu ka përfunduar me trishtim jeta e shansonieres më të adhuruar franceze, yllit botëror Edith Piaf.

Ajo njihet edhe si bilbil parizian, sepse ishte e shkurtër në gjatësi, mezi mbërrinte 150 centimetra, por kishte një zë tepër të fortë dhe të bukur.

Para vdekjes së saj, ajo mbeti pa para, dhe harxhoi shumë për drogë dhe argëtim në klubet e natës në Paris. Pas kësaj ajo jetonte në kurriz të të shoqit. Ishte gjithashtu shumë e dëshpëruar dhe në depresion të thellë pas vdekjes së vajzës së saj. Megjithatë, ajo mori guximin të ecte tutje në jetë me një pikëllim të madh në shpirt dhe ilaç për këtë kishte vetëm këngën.

Piaf takohet me bashkëshortin e saj, parukierin Theo Theofanis-Lamboukas, në vitet e fundit të jetës. Ai ishte edhe 20 vjet më i ri se Edith. Ata u takuan kur ai e vizitoi në spital, kur edhe i dha një dhuratë nga Greqia, vendi i tij i lindjes. Theo vinte shpesh për ta vizituar dhe në fund e merri për grua.

Ai ishte marrëzisht i dashuruar pas saj, duke kaluar orë të tëra duke dëgjuar Edith Piaf. Nuk i interesonte aspak fakti që ajo ishte shumë më e madhe se ai dhe e sëmurë rëndë në atë kohë, sepse mjekët e kishin diagnostikuar edhe me kancer në mëlçi.

Parukieri i ri u bë bashkëshorti i dytë i këngëtares së njohur. Ata u martuan në një kishë. Fansat e Piaf shpejt sulmuan verbalisht Theo se ai ishte me të vetëm për shkak të popullaritetit të saj në mbarë botën.

Megjithatë, Theo e donte shumë Piaf, ai qëndroi me të deri në fund të jetës së saj dhe tutje ai vazhdoi të jetonte pa këngëtaren por me borxhin e saj prej 45 milionë frangash./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë