Loading…

Ia la amanet mikut t’ia digjte shkrimet, por ai i botoi: Lexoni 6 fakte interesante për Kafkën

  • 03/07/2019 | 19:13

Ia la amanet mikut t’ia digjte shkrimet, por ai i botoi: Lexoni 6 fakte interesante për Kafkën

Franz Kafka ishte një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX, trupi i shkrimit i të cilit ishte i vetëm në llojin e tij, shkruan Gazeta Metro.


Ishte një nga prozatorët më të fuqishëm të shekullit të XX, vepra e të cilit vazhdon të ketë ndikim edhe sot e kësaj dite në botën letrare

Për t’ju njohur më mirë me jetën e tij, Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që ndoshta s’i keni ditur për të:

1. Disa nga shkrimet e tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij, megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin – janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit.

2. Kafka u lind në një familje hebreje gjermano-folëse të klasës së mesme në Pragë, kryeqyteti i Bohemisë, një mbretëri që në ato kohe ishte pjesë e monarkisë së dyfishtë të Austro-Hungarisë.

3. Pas studimesh juridike, u punësua në një shoqëri sigurimesh, ku qëndroi deri pak vite para vdekjes kur i shpërtheu sëmundja e turbekulozit.

4. Sa ishte gjallë botoi vetëm tri vëllime me tregime dhe proza të tjera të shkurtra të shpërndara në shtypin e kohës. Rrallëherë i kënaqur me ato që shkruante, pjesën më të madhe të krijimeve i ndërpriste ose i shihte si të papërfunduara.

5. Shumicën e dorëshkrimeve, ku përfshiheshin veç tregimeve të shumta tri romanet e papërfundura: “I humburi”, “Procesi” dhe “Kështjella”, bashkë me ditarët etj. ia la amanet që t’i digjte mikut të tij shkrimtar, Maks Brodit. Por, Brodi nuk e respektoi këtë dëshirë: në disa botime, prej vitit 1925 e në vazhdim, ai i dha botës të plotë shkrimtarin që magjepsi lexuesin edhe në ditët tona e që ndikoi zhvillimin e letërsisë botërore si asnjë tjetër autor i shekullit të XX – të.

6. Mbiemri “kafkor” ka hyrë në përdorim të shënojë rrethanat e rëndomta te llojit absurd dhe surreal zakonisht të gjetura në veprat e Kafkës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë