Loading…

“Ia njoha rrobat me pulla”: Babai i Nezir Shabanit mes lotësh tregon momentin kur u gjetën eshtrat e të birit

  • 18/06/2021 | 13:44

“Ia njoha rrobat me pulla”:  Babai i Nezir Shabanit mes lotësh tregon momentin kur u gjetën eshtrat e të birit

Eshtrat e Nezir Shabanit u gjetën në varrezat e shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut pas 22 viteve që ishte kindapuar dhe më pas vrarë nga policia kriminale serbe.


Fjalët se ku e kishte te birin i vinin ngado. Madje 75-vjeçari nga Mitrovica, kur shkoi të kërkonte djalin, pa një mbishkrim që për të do të ishte shumë i rëndë.

Sido që të jetë, ai për 22 vjet nuk e gjeti djalin e tij të zhdukur nga serbët në moshën 27-vjeçare. Por para tre ditësh, Xhevat Shabanit i erdhi lajmi se eshtrat e djalit të tij janë gjetur në varrezat e shqiptarëve ne Mitrovicën e Veriut. Mes lotëve Shabani tregon për ndarjen e fundit me të birin.

“Me 5 qershor 1999 djali tha ‘babë po shkoj është një ndeshje futbolli me kqyr me një shok’, thashë ‘hajt bre djali jem po…’, jo tha ‘nuk vjen kush’, atë natë i kishin marrë të dytë”, tregon Shabani.

E nga ajo kohë, takimi me djalin mbeti vetëm dëshirë. Para dy muajsh, familja Shabani u ftua për ta identifikuar një trup të pajetë të gjendur në veri të Mitrovicës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë