Loading…

Ia panë sherrin vetes, vëllerzit që u rrahën mes veti dënohen me nga 1 muaj paraburgim

  • 30/08/2018 | 18:27

Ia panë sherrin vetes, vëllerzit që u rrahën mes veti dënohen me nga 1 muaj paraburgim

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për vëllezërit C.M., B.M. G.M. dhe D.M. nga Mamusha për shkak të rrahjes mes vete.


Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 27.08.2018 nga ora 21:30 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 27.09.2018.

Më 27 gusht, rreth orës 21:00 në Mamushë C.M., A.M. dhe G.M. në koordinim për shkak të mosmarrëveshjeve dhe problemeve me prona me të dëmtuarin D.M. pasi që janë fjalosur e kanë sulmuar me grusht dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit. Për këtë D.M. ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

D.M. kishte përdorur forcën duke e sulmuar dhe kapur për fyti të dëmtuarin B.M., e më pas e kishte goditur në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas gjykatës, caktimi i paraburgimit është tani për tani i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë