Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një sallon bukurie “Casa Ferrare” në zonën Barra Funda të Sao Paulos, Brazil, ku një kliente ka sulmuar me thikë një parukier pas një mosmarrëveshjeje për flokët, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raportimeve, Lais Gabriela Barbosa da Cunha, 27 vjeç, dyshohet se ka sulmuar parukierin Eduardo Ferrari teksa ai po punonte me një klient tjetër në sallon.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur ajo nxjerr një thikë nga çanta dhe e godet parukierin në shpinë, përpara se të ndërhynte policia dhe të vihej nën kontroll situata.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas pakënaqësisë së klientes me rezultatin e flokëve të saj. Sipas dëshmitarëve dhe raportimeve policore, ajo fillimisht kishte dalë e kënaqur nga salloni, por më pas kishte filluar të ankohej, duke kërkuar kthimin e parave dhe duke dërguar edhe mesazhe kërcënuese./gazetametro.net