Boksieri nga Afrika e Jugut, Zolani Tete, ka arritur të triumfoi në raundin e katërt kundër boksierit britanez, Jason Cunningham, pas një nokauti në mënyrë të mrekullueshme, transmeton Gazeta Metro.
Në kategorinë e super bantam (peshave të lehta) u përballën sonte për titujt IBF, WBO International Zolani Tete dhe Jason Cunningham, por ishte Tete i cili në mënyrë brutale e rrëzoi kundërshtarin në raundin e katërt.
Dueli i zhvilluar në Wembley ishte një përballje teknike në tre raundet e para, megjithatë në raundin e katërt Tete i ‘zbukuroi’ fytyrën Cunninghamit pas disa goditjeve të forta.
WOW! 😱
Zolani Tete defeats Jason Cunningham in explosive fashion in the fourth round! 💨
Jason Cunningham looks to be ok.#JoyceHammer pic.twitter.com/V1Vtidul8s
— Boxing on BT Sport 🥊 (@BTSportBoxing) July 2, 2022
Cunningham arriti fillimisht të mund numërimin e gjyqtarit pas një goditje jo shumë të fortë, por Tete pastaj u hodh si një ‘i tërbuar’ dhe lëshoi disa goditje shumë të forta në kokën e britanezit.
Nga 30 fitore sa arriti sonte Zolani Tete 23 prej tyre i ka përfunduar para kohe, ndërsa numëron edhe katër humbje. /gazetametro.net