Udhëheqësi i fondit “Vendlindja thërret, Ibrahim Kelmendi, ka reaguar për polemikën mes Anton Qunit dhe Xhavit Haliti, ku ky i fundit e quajti gënjeshtër pretendimin e Qunit se i ka marrë 8 milionë euro nga koloneli Ahmeti Krasniqi gjatë luftës. Në pajtim me pretendimet e Qunit, Kelmendi ka shkruar se Haliti mori fiks 8.8 milionë marka me arsyetimin se i duheshin për “sekrete ushtarake”.
Shkrimi i plotë i Kelmendit:
NUK ISHIN 8 MILIONË DM, POR 4 MILIONË US-DOLLARË.
Në kuadër të komplotit që po bënte Xhavit Haliti, tashme i ndihmuar edhe nga kolegët marioneta, Ahmet Krasinqi, Bujar Bukoshi dhe Co, ka marrë 4 milionë US $ „ndihma“, por jo për UÇK-në, por për ta komplotuar UÇK-në.
Atëherë Dollari kishte kursin e rreth 2.21 DM, që do të thotë se ka marrë rreth 8.840.000 milionë DM (tetë milionë e tetëqind e katër dhjetë mijë). Ato të holla që i ka pranuar Xhavit Haliti nga „ministri“ Ahmet Krasniqi janë zhduk në „vrimë të zezë“…
Për atë “ndihmo” Xhavit Haliti nuk pat informuar as përgjegjësit e Fondin “Vendlindja thërret”, as strukturat udhëheqëse të Lëvizjes (ku ai bonte pjesë), por pasi kemi zbuluar atë ndodhi ka belbëzuar se e ka çmuar si “sekret ushtarak”.
Për këtë “ndihmo” të “ministrit” Ahmet Krasniqi, dorëzuar Xhavit Halit, ka vite që kam informuar. Zhurmimi aktual po ndodh në kuadër të luftës se pistë për pushtet.
Kurse beteja për BETEJEN E KOSHARËS po vazhdon të shpërdoret për interesa partiake dhe në terren tepër të mjegulluar. Rrëfimi i mbrëmshëm i Anton Qunit ishte edhe një serial i betejës për Betejen e Kosharës, tashmë e mitizuar dhe e legjendarizuar në shumo variante… /gazetametro.net