Loading…

Ibrahim Tatlises ndahet nga bashkëshortja 43 vjet më e re

  • 26/09/2022 | 18:16

Ibrahim Tatlises ndahet nga bashkëshortja 43 vjet më e re

Këngëtari 70 vjeçar që në muajin gusht i shpëtoi vdekjes pas një aksidenti, Ibrahim Tatlises ka njoftuar se është ndarë nga gruaja e tij.


Ibrahimi vitin e kaluar kishte bërë publike martesën e tij me Gülçin Karakaya e cila është 43 vite më e re, por si duket çifit tashmë i kanë dhënë fund romancës.

Në një postim në rrjetet sociale, Ibrahimi ka shkruar se po mendon të martohet sërish.

“U divorcuam nga gruaja! Po mendoj të gjej një shtëpi të bukur me kopsht dhe të martohem sërish”, ka shkruar Ibrahimi.

Kujtojmë se Ibrahimi është baba i shtatë fëmijëve, İdo Tatlıses, Dilan Çıtak, Ahmet Tatlı, Melek Zubeyde Tatlı, Gülşen Tatlı, Elif Ada Tatlı dhe Gulden Tatlı. İbrahimi ka 9 nipër e mbesa.

Ibrahimi ka qenë i kurorëzuar me aktoren Perihan Savaş, Adalet Durak, Melek Zubeyde, Derya Tuna, Asena dhe Ayşegül Yıldız.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë