Loading…

Ibrahimi zbulon se çka u propozua në takimin e Ambasadën e SHBA’së

  • 31/01/2023 | 21:20

Ibrahimi zbulon se çka u propozua në takimin e Ambasadën e SHBA’së

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi e ka vlerësuar konstruktiv takimin e sotëm për Asociacionin të organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë.


Ibrahimi në Politiko në Kanal10, tha se gjatë takimit është vërejtur gatishmëri për të gjetur zgjidhje për çështjen e Asociacionit.

“Si mund të funksionojë ky mekanizëm në praktikë. Si mund të funksionojë Asociacioni sipas kornizës ligjore të Kosovës, dhe si do të t’i trajtojë ky mekanizëm çështjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë, arsimin e zhvillimin ekonomik”, tha Ibrahimi ishin propozimet që u biseduan në organizimin e sotëm.

“Pritjet në këtë takim kanë qenë të mëdha. Mirëpo, edhe ambasadori Hovenier në fillim tha se s’jemi këtu të diskutojmë rreth ndonjë statuti të ri të mekanizmit të Asociacionit. Edhe një herë e dha qëndrimin e tij, për përkrahjen ndaj Kosovës. Gjithashtu, edhe një herë e rikthesoj se cdo mekanizëm që mund të formohet sa i përket bashkësisë së komunave serbe, do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës. Edhe një herë mund ta konfirmojë që SHBA-të janë djepë i demokracisë”, tha Ibrahimi në Politiko.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë