Loading…

Ibrahimovic: Nuk jam një surprizë, jam një legjendë

  • 20/06/2019 | 14:58

Ibrahimovic: Nuk jam një surprizë, jam një legjendë

Pavarësisht 9 pikëve diferencë me kreun, LA Galaxy dhe kampionati i MLS-së ofrojnë gjithmonë momente tërheqëse. Merita është edhe Zlatan Ibrahimovic dhe e deklaratave që bën. Në një intervistë të dhënë për DAZN, sulmuesi suedez ka folur për sezonin aktual.


“Nuk jam një surprizë, jam një legjendë”, ka thënë Zlatan. “Në këtë kampionat do të shikoni gjëra që nuk i keni parë në sezonin tim të parë në MLS. Mendoj se jemi pjekur në krahasim me një vit më parë”.

“Titulli? Gjithçka është e hapur. Të gjitha skuadrat mund të fitojnë ndaj çdo skuadre tjetër. Nuk shikoj asnjë favorit. Kjo është e bukura e MLS-së, është një kampionat shumë i ekuilibruar”, ka vazhduar ish-sulmuesi i Inter, Milan dhe United.

Në lidhje me stilin e tij të lojës dhe kundërshtarët: “E kosnideroj veten kërcënimin më të madh të kampionatit, për çdo kundërshtar. Nuk ka asnjë mundësi që të ketë një Zlatan tjetër. Shikoj shumë lojtarë të mirë, por nuk e shikoj veten tek asnjëri prej tyre, sepse mund të ketë vetëm një version të vetes sime. Çdo lojtar ka historinë e tij”, ka përfunduar Ibrahimovic, autor i 11 golave në këtë kampionat.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë