Loading…

Icardi i ofrohet gjigantit italian

  • 16/05/2021 | 16:54

Icardi i ofrohet gjigantit italian

Mauro Icardi thuhet se dëshiron të kthehet në Serie A dhe i është ofruar Milanit, por Roma dhe Juventusi janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e tij.


Sulmuesi argjentinas u bashkua me PSG-në nga Interi në vitin 2018 fillimisht si i huazuar dhe më pastaj kartoni i tij u pagua me 57 milionë euro për ta bërë blerjen përfundimtare, përcjell KosovaPress.

Ish sulmuesi i Interit ka shënuar 12 gola në 26 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe sipas “Calciomercato.com”, ai dëshiron të kthehet në Itali pas përfundimit të këtij sezoni.

Agjentja dhe gruaja e tij, Wanda Nara, thuhet se po bën presion për t’u kthyer në Milano dhe se argjentinasi tashmë i është ofruar Milanit.

“Rossonerët” janë në kërkim të një sulmuesi të ri në verë pasi Zlatan Ibrahimovic pësoi një dëmtim në gju dhe nuk mund të garantojë paraqitje të rregullta në edicionin garues 2021-22.

Paga e sulmuesit prej 9 milionë euro në vit mund të jetë një pengesë për “Rossonerët”, por ata mund të përpiqen të nënshkruajnë me atë nëse PSG tregohet e hapur për të shitur sulmuesin në huazim, duke paguar një pjesë të pagës së tij.

Juventus dhe Roma po e monitorojnë gjithashtu 28-vjeçarin dhe mund të përpiqen të marrin shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë