Loading…
Icardi te Juventusi? Presidenti i Interit qetëson tifozët e skuadrës me këtë deklaratë
  • 18/02/2019 | 20:58

Icardi te Juventusi? Presidenti i Interit qetëson tifozët e skuadrës me këtë deklaratë

Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka insistuar se nuk ka asnjë shans që Mauro Icardi të bashkohet me Juventusin, transmeton Gazeta Metro.


Spekulimet që lidhin Icardin me një kalim te Juventusi janë intensifikuar pasi Fabio Paratici(drejtori sportive i Juventusit) refuzoi të përjashtojë një marrëveshje për sulmuesin e Interit, pas prishjes së raporteve të tij me Nerazzurët.

Megjithatë, Zhang pas takimit me bordin e klubit të hënën tha: “Në futboll nuk mund të thuash se kurrë nuk do të bëj biznes me Juventusin. Megjithatë, në këtë rast të veçantë nuk ka asnjë shans që Icardi të shkojë në Juventus. Ne biseduam shumë javën e kaluar dhe ne duam ta mbyllim këtë histori’’, tha Zhang, përcjell Gazeta Metro.

“Ne jemi duke negociuar për një rinovim të tij me Interin, por filozofia jonë është se grupi është gjithmonë më i madh se individi. Qasja jonë në treg të transferimeve gjatë verës së ardhshme do të jetë më mirë se kjo e fundit’’, deklaroi presidenti i Interit.

Ndryshe, Mauro Icardi që dy ndeshje nuk është paraqitur fare për Interi për shkak të refuzimit të tij të luajë me Interin, pasi që atij i është marrë shiriti i kapitenit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë