Loading…

Icardi u largua pa lejen e Galatasarayt për në Argjentinë pasi pa Wandan duke u puthur me një reper

  • 22/10/2022 | 16:16

Icardi u largua pa lejen e Galatasarayt për në Argjentinë pasi pa Wandan duke u puthur me një reper

Klubi turk Galatasaray thuhet se është i zemëruar me sulmuesin e tyre, Mauro Icardi pasi ai fluturoi në shtëpi në Argjentinë për t’u përballur me ish-bashkëshorten e tij Wanda Nara – pas publikimit të një video ku ajo shfaqte duke puthur një reper.


Marrëdhënia e Icardit me modelen Nara është dokumentuar vazhdimisht gjatë viteve dhe muajin e kaluar ajo njoftoi se dyshja më në fund po divorcoheshin – pas akuzave se ai kishte qenë jobesnik.

Dyshja u vunë në qendër të vëmendjes në tetorin e vitit të kaluar, kur Nara u largua nga shtëpia e familjes në Paris pas akuzave të saj – përpara se të dy të ribashkoheshin.

Ish-çifti i cili u martua në vitin 2014, kanë dy fëmijë së bashku – Francesca dhe Isabella.

Ajo njoftoi ndarjen në shtator, përpara se një video ku ajo shihet duke u puthur me një reper të quajtur L-Gante – dhe ku ata shiheshin gjithashtu në një shtrat së bashku, sipas Corriere dello Sport.

Pasi ka parë videon, Icardi – i cili është i huazuar te Galatasaray nga skuadra franceze PSG – tani është kthyer në Argjentinë për t’u përballur me të pa lejen e klubit të tij, siç pretendon Radio Mitre, transmeton DailyMail.

Ata shpjeguan se Icardi ‘i zemëruar’ dëshiron që ish-gruaja e tij të kthehet në Turqi dhe tani rrezikon që huazimi i tij te Galatasaray të ndërpritet.

“Icardi i telefonoi menjëherë Wandës, i kërkoi që të kthehej në Turqi dhe t’i jepte fund kësaj farse mediatike”, thanë raportimet.

“Mauro nuk di më çfarë fjalësh të përdorë: ai është i zemëruar dhe i trishtuar në të njëjtën kohë. Galatasaray nuk është i kënaqur me atë që po bën sulmuesi, i cili rrezikon ta mbyllë karrierën e tij më herët se sa pritej”, thuhet tutje.

Icardi u pa më vonë teksa mbërrinte në hotelin ku po qëndronte Nara – por ai u bllokua të hynte nga rojet e sigurisë.

Një video e publikuar shfaq Icardin të zemëruar duke u fjalosur me rojet në holl, ndërsa mbante valixhen e tij.

I komplikon më shumë gjërat është fakti që Nara vepron si përfaqësuesja zyrtare e Icardit, që do të thotë se ai do të duhet të konsultohet me të për çështjet që kanë të bëjnë me klubin e tij dhe transferimet e mundshme, pavarësisht nga statusi i marrëdhënies së tyre.

Nara ishte një pjesë kyçe në negocimin e gjashtë aspekteve të huazimit të tij te Galatasaray, duke përfshirë aksesin te një shofer 24-orësh, një kuzhinier dhe sigurinë e shtëpisë – siç u zbulua nga Sportsmail muajin e kaluar.

Ajo ishte gjithashtu e përfshirë në kalimin e tij te Paris Saint-Germain në 2019-ën, fillimisht si huazim, përpara se ta bënte kalimin e përhershëm vitin e ardhshëm.

Kjo vjen pas njoftimit zyrtar të Narës se dyshja do të ndaheshin dhe tha se ajo dëshironte të mbante private detajet për të mbrojtur fëmijët e saj.

Icardi deri më tani nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me statusin e tij të marrëdhënies në platformat e mediave sociale.

Nara ishte e martuar me Maxi Lopez nga viti 2008, por martesa e tyre u prish në vitin 2013 pasi u zbulua lidhja e Narës me Icardin. Ajo tre djem me Lopezin, para dy vajzave me Icardin.

Lopez dhe Icardi ishin miq të ngushtë përpara incidentit, por marrëdhëniet u përkeqësuan. 38-vjeçari refuzoi t’i jepte dorën shokut të tij të vjetër gjatë dy ndeshjeve të Serie A në 2014 dhe 2016.

Nara është gjithashtu prezantuese e spektaklit “Who is the mask?” në Argjentinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë