Loading…

Ide për qeveri të re: NISMA nuk shprehet kundër

  • 31/03/2018 | 19:57

Ide për qeveri të re: NISMA nuk shprehet kundër

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën Bilall Sherifi nuk përkrah idenë për zgjedhje të reja, pas daljes së Listës Serbe nga koalicioni qeverisës.


Thotë se partitë po për ide të ndryshme mund të bisedojmë.

“Kushdo që ka një ide është mirë ta bëjë me shkrim. Pastaj në mënyrë të rregullt partitë politike do ta shqyrtojnë”, tha Sherifi për KTV’në.

“Mund të ulemi dhe të bisedojmë për gjithçka por ajo që tani nevojitet është një qetësi, të marrim vendime me koka të ftohta”, theksoi ai.

Ndërkohë, Ahmet Isufi i AAK’së e përkrah idenë e shefit të tij në parti që të zhvillojë takim me të gjithë, pas daljes së Listës Serbe nga koalicioni.

Ditë më parë Gazeta Metro ka raportuar se LDK është duke e shqyrtuar mundësinë e përfshirjes në qeveri. Këtë sot e ka konfirmuar edhe Vjosa Osmani, duke thënë se vendi duhet të bëhet me një qeveri teknike, e cila do të votohej edhe me votat e LDK’së, dhe pastaj të caktohej një datë për zgjedhje të parakohshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë