Një person i armatosur sulmoi një klub të njohur në Stamboll, gjatë natës së Vitit të Ri, duke lënë të vdekur 39 persona, në mesin e të cilëve 16 të huaj. Në mesin e 39 viktimave, raportohet se ishin edhe një gardiane e sigurimit dhe një turist i ri.
CCTV ka publikuar pamjet shokuese teksa sulmuesi hyn në klubin e natës në Stamboll me kallashnikov duke bërë kështu një masakër të Vitit të Ri.
Vijnë edhe emrat e parë të viktimave të këtij sulmi që janë një gardiane e sigurimit dhe një turist i ri nga Arabia.
Viktima 27 vjeçare femër vint nga Turqia e Veriut, Hatickle Koc’un e cila ishte duke punuar në klubin Reina natën kur ndodhi sulmi.
Familja e saj identifikuan trupin në morg sot, raportojnë mediat turke.
Ndërsa viktima tjetër 19 vjeçare e cila shkoi në Turqi për t’i kaluar festat e fundvitit, së bashku me 3 shoqe të saj, të gjitha nga Izraeli Verior.
Kjo u bë e ditur nga qeveria e Izraelit, shkruan Daily Mail, raporton Gazetametro.net.
Viktima tjetër ishte polici Fatih Çakmak i cili ishte duke festuar në atë klub. Një tjetër viktimë ishte puntori i klubit Kenan Kutluk. Fotoja e tij afër Diego Costa bëri që të identifikohet.
Pastaj edhe një tjetër polici i cili ishte duke punuar në marketet afë klubit ku ndodhi sulmi i tmerrshëm.
Gjithashtu sulmi tjetër ndodhi sot pak orë pas sulmi në klub, në një xhami në Turqi, ku mbetën të vdekur dy persona./ Gazetametro.net