Loading…

Identifikohet arsimtari që rrahu nxënësin shuplaka në shkollë

  • 26/10/2021 | 10:52

Identifikohet arsimtari që rrahu nxënësin shuplaka në shkollë

Arsimtari i gjuhës angleze që rrahu nxënësin në shkollën fillore “Panajot Ginovski”, në Maqedoninë e Veriut, dje nuk ka shkuar në punë. Atë do ta zëvendësojë një arsimtar tjetër. Ai nuk është pushuar nga puna, por tani për tani nuk do të jep mësim, derisa pritet të shihet se çfarë do masa do të ndërmerr komisioni disiplinor pranë shkollës. Kështu informoi drejtoresha e kësaj shkolle, Qamurane Rexha.


“Unë si drejtoreshë nuk mund të marrë vet vendimin për ta larguar nga puna. Kam formuar komision disiplinor me arsimtarët e shkollës, sindikatën dhe këshillin e prindërve. Ata do të japin mendimin e tyre pastaj do të vendoset për largimin e tij nga shkolla”, tha Rexha.

Drejtoresha u shpreh se deri më tani nuk ka pasur ankesa kundër arsimtarit, i cili mbi 13 vjet vepron në këtë shkollë.

Por, si ndikon dhuna ndaj nxënësve në shkolla pyetëm sociologun Ali Pajaziti.

“Kjo dukuri që ka ndodhur në shkollë flet për një nivel të ulët pedagogjik të mësimdhënësit. Kjo ilustron krizën edukative që mbizotëron në hapësirën tonë arsimore. Kjo ka pasoja të veta siç janë ato psikologjike, sociale. Tek fëmija shkakton një ftohje ndaj procesit mësimor. Violenca normalisht shkakton distancim nga shkolla, distancim nga gjithë stafi që japin mësim në atë institucion. Shuplaka, grushti, shkopi, dhe të gjitta masat fizike për disiplinim të fëmijëve nuk janë legjitime dhe nuk janë zgjidhje në një mjedis shkollor”, deklaroi sociologu, Ali Pajaziti.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se janë realizuar bisedime me persona që lidhen me rastin dhe se pritet që prokurori publik të dorëzojë parashtresë përkatëse deri te Prokuroria kompetente.

“Në lidhje me rastin në Shkollën “Panajot Ginovski” ju njoftojmë se pas sigurimit të denoncimit janë ndërmarrë masat e domosdoshme dhe aktivitete për zbardhjen e rastit, është kryer bisedë me persona që lidhen me rastin dhe me udhëzim të prokurorit publik do të dorëzohet parashtresë përkatëse deri te prokuroria kompetente”, thanë nga MPB-ja.

Sociologët apelojnë se aty ku edhe bëhet edukimi I fëmijëve, pra në shkolla, nuk guxon të mbizotëron dhuna.

Ndryshe, ditë më parë një video e publikuar në rrjetin social “Tik Tok” tronditi publikun, pasi në të u shfaqe një mësimdhënës teksa brutalisht rrah një nxënës në orë të mësimit dhe në prani të nxënësve të tjerë, raporton TV21.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë