Loading…

Identifikohet shqiptari i vrarë me plumb në kokë në Francë (Video)

  • 28/04/2017 | 21:18

Identifikohet shqiptari i vrarë me plumb në kokë në Francë (Video)

Viktima është Tanush Ymeri, i cili u qëllua me një plumb të vetëm në kokë, natën midis të martës dhe të mërkurës.


Njollat e gjakut sipas mediave franceze janë ende të dukshme në Arena të Tuluzës, atje ku janë vrarë 320 persona nga Evropa Lindore.

Viktima u dërgua në gjendje kome në spitalin Purpan, por ndërroi jetë, ndërsa autoritetet janë duke kryer autopsinë për të përcaktuar llojin e predhës që e qëlloi.

Vrasja duket komplekse dhe hetuesit në Tuluzë nuk kanë ende një pistë kryesore. Asnjë dëshmitar i drejtpërdrejtë dhe prova materialet janë të pakta deri më tani.

Viktima nuk ishte i njohur për policinë. Zona ku ndodhi vrasja është e njohur për krime dhe është shndërruar thuajse në një “geto” për të varfrit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë