Mercenari i grupit Wagner, Igor Mangushev u qëllua në kokë në Ukrainën lindore, pasi ai pretendoi se kishte shpikur simbolin ‘Z’, transmeton Gazeta Metro.
Igor Mangushev, 36 vjeç, ishte i famshëm si një nga ‘spin doktorët’ më të njohur të Rusisë përpara se të shkonte në ushtri duke përdorur nofken ‘Bereg’.
Në orët e para të së shtunës, Mangushev u dërgua në spitalin në Stakhanov në rajonin lindor të Donetskut të Rusisë me një plagë me armë zjarri në kokë, raporton The Telegraph.
Miku dhe kolegu i tij Boris Rozhkin postoi foto të mercenarit Mangushev, në kanalin e tij Telegram, ku anëtari i Wagner shihej me kokë të përgjakur të fashuar i shtrirë në një shtrat spitali .
Sipas analistëve, sulmi ndaj Mangushev është një paralajmërim drejtuar themeluesit dhe udhëheqësit të grupit Wagner, Yevgeniy Prigozhin. /gazetametro.net
(Viagra)