Ushtria izraelite (IDF) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit ka goditur rreth 45 pozicione të Hezbollahut në jug të Libanit, në kuadër të operacioneve të saj ushtarake në zonë, transmeton Gazeta Metro.
Sipas deklaratës zyrtare, sulmet kishin në shënjestër infrastrukturë që konsiderohej kërcënim për forcat izraelite, teksa objektivat e goditura përfshinin poste komanduese, pika vëzhgimi, zona grumbullimi dhe 10 depo municionesh.
Forcat Ajrore izraelite ndërmorën sulme të koordinuara për të neutralizuar këto pika strategjike dhe për të kufizuar aftësitë operacionale të Hezbollahut.
IDF bëri të ditur gjithashtu se avionët luftarakë shkatërruan lëshues raketash dhe eliminuan disa operativë që, sipas ushtrisë, përbënin kërcënim të drejtpërdrejtë për trupat izraelite në jug të vijës së avancimit. Po ashtu, dy objektiva ajrorë të dyshimtë u interceptuan me sukses.
Nga ana tjetër, Hezbollahu kreu sulme me raketa gjatë natës kundër forcave izraelite. Sipas raportimeve të ushtrisë izraelite, nuk pati të lënduar nga këto sulme, ndërsa situata në kufirin jugor të Libanit mbetet e tensionuar./gazetametro.net
The IDF hit roughly 45 Hezbollah positions in southern Lebanon over the past day. Targets included command posts, observation points, staging areas, and 10 munitions warehouses. Israeli aircraft destroyed missile launchers and killed operatives threatening troops south of the… pic.twitter.com/y55pQpAXfP
— Open Source Intel (@Osint613) May 12, 2026